unelections.info

Kandidatet‎ > ‎

Prof. Dr. Mynyr Koni

Kandidat për Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore, UT

Mbiemri: Koni
Emri: Mynyr 
Datelindja: 24.01.1964
Kombesia: Shqiptare
Gjendja civile: Martuar
Adresa : Rruga “Haxhi Dalliu” Pallati Peza, 2 Ap.15
Email: mynyr.koni@fshn.edu.al 


Arsimimi
[1979-1983] Shkolla e mesme e pergjithshme “Sami Frasheri” Tirane.
[1983-1988] Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Shkencave Natyrore, 
dega Biologji. Kam fituar titullin “Biolog” 

Gjuhet e huaja
Gjuhe Angleze 
Gjuhe Frenge  
Gjuhe Italiane


Vitet e punes: 23 vjet

Eksperienca : 
  • [1988-1994]  Pedagog ne Departamentin e Biologjise te Universitetit te Shkodres
  • [1995-1997]  Punonjes shkencor ne Departamentin e Gjenetikes te Institutit te Kerkimeve Biologjike, prane Akademise se Shkencave.
  • [1997-1999] Drejtor i Institutit te Kerkimeve Biologjike, Akademia e Shkencave
  • [1997 -1999]  Anetar i Keshillit Shkencor te IKB
  • [1997 -1999]  Anetar i Keshillit Drejtues te Akademise se Shkencave
  • [1999 e vazhdim] Pedagog prane Seksionit te Gjenetikes te Departametit te Biologjise te FSHN, Universiteti i Tiranes 
  • [Prill 2003 –Qershor 2008] Pergjegjes i Deges Mesimore Shkencore ne Universitetin e Tiranes
  • [2008 e vazhdim ] Përgjegjës i Departamentit të Biologjisë, FSHN, Universiteti i Tiranës




Grada shkencore: Prof. Dr.

  • [Janar 1996] Doktor i shkencave Biologjike
  • [Mars 2000] Titulli Shkencor "Profesor i Asociuar"
  • [Korrik 2005 ] Titulli shkencor “Profesor”




PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË NATYRËS, 
UNIVERSITETI I TIRANËS, PËR PERIUDHËN 2012-2016

Për mua është fare e qartë se drejtimi i FSHN, institucionit më të rëndësishëm të arsimit të lartë shqiptar në llojin e tij, përbën një sfidë serioze, tejkalimi i së cilës kërkon ndjenjë të lartë përgjegjësie, aftësi dhe përkushtim të veçantë, një vështrim të kthjellët dhe qasje vizionare bashkëkohore ndaj problematikës me të cilën ballafaqohet sot ky fakultet.

Unë jam i bindur se pregatitja akademike e pedagogjike, përvoja e pasur drejtuese e menaxhuese e fituar si rezultat i ushtrimit me sukses të funksioneve të tilla si: 
Drejtor i Institutit të Kërkimeve Biologjike (Akademia e Shkencave)(1997-1999), 
Drejtor i Drejtorisë së Kurrikulave në Rektoratin e Universiteti të Tiranës (2003-2008), 
Përgjegjës i Departamentit të Biologjisë (2008-2012), etj., 

Shtylla kryesore të platformës sime janë:
                1. Reformimi i programeve të studimit në përputhje me nevojat e tregut të punës, 
                2. Përmirësimi cilësor i punës mësimore dhe kërkimore, 
                3. Fuqizimi i mbështetjes financiare për pedagogët dhe kërkuesit e rinj, 
                4. Informatizimi i sekretarisë mësimore, 
                5. Përmirësimi i kushteve të mjediseve të punës për pedagogët dhe punonjësit e administratës, 
                6. Përmirësime rrënjësore të infrastrukturës, 
                7. Modernizimi i shërbimit në biblioteka, fillimi i ndërtimit të një biblioteke bashkëkohore, 
                8. Ngritjen e një qendre sportive për studentët (palestër), godina C etj. 


OBJEKTIVA 
Rritjen e numrit te pedagogeve ne perputhje me normativat qe kerkon Ligji i AL dhe udhezimet perkatese.
Rekrutimi i te rinjeve me rezultate te larta ne kerkime shkencore, postuniversitare, ‘brain gain”,
Krijimi i kurrikulave te reja. Ristrukturimi kurrikulave ekzistuese per t’iu pergjigjur zhvillimeve bashkohore, por edhe per te qene fleksibel me kerkesat e tregut te punes.

Rritja e aktivitetit shkencor të departamenteve me konferenca, seminare brenda njesive baze, te cilat do te mbeshteten nga buxheti i fakultetit. 
Mbeshtetja me fonde nga buxheti i shtetit dhe baze ligjore (udhezimi i MASH “Per kerkim fondamental dhe ekselence”), do te kombinohet edhe me fonde nga te ardhurat e fakultetit ne menyre qe te rritet impakti nga keto projekte.

Ngritjen e njësisë së menaxhimit të projekteve per kerkimin shkencor, e cila do te ndihmoj ne organizimin e aplikimeve dhe ndjekjen e realizimit te projekteve. Kjo njesi ka per qellim:
1. Identifikimi i pasurise intelektuale, laboratoreve dhe aparaturave te FSHN si dhe pasqyrimi i tyre ne nje botim;
2. Reklamimi ne internet i ekspertizes dhe i sherbimeve qe ofron FSHN;
3. Integrimi i kerkimit shkencor ne FSHN ne rrjetet europiane dhe boterore nepermjet financimit te pjesemarrjeve te anetareve te stafit ne takime, simpoziume, kongrese, te cilat organizohen ne fusha te specializuara
Pagesat e personelit - Prioriteti i perdorimit te ardhurave tona. Tashme niveli i tyre eshte i larte dhe duhet nje administrim me i pergjegjshem, gati 50 per qind e tyre do të shkojne per personelin akademik

Do te percaktohen qarte fonde per mbeshtetjen e aktiviteteve shkencore te çdo njesie baze, si konferenca, seminare brenda ketyre njesive baze; mbeshtetje per funksionimin e perditshem si: materialet e konsumit per mesim si reagentet e materiale te tjera laboratorike, sherbime internet etj. 

Do të rishikohen të gjitha tarifat e shërbimeve për të tretët, duke u mbështetur në një analizë koste reale si dhe në përputhje me ofertën. Në këtë grup shërbimesh do të përmendja shërbimet që ofron Qendra e Fizikës Bërthamore, analiza të laboratorëve e ndryshëm, ekspertiza etj. 
Në mbështetje të stafit të ri akademik për kualifikimin e tyre do të planifikohet një fond i veçantë për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, për botimin e artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare etj.

Do të mbulohen të gjitha honoraret për stafin e një projekti kërkimor, ashtu siç janë parashikuar në projekt, pavarësisht nga paga e tij.

Do të realizohet pagesa e Udhëheqësve të Doktoraturës sipas viteve të planifikimit (një në përfundim të vitit të parë të punës së doktoraturës dhe së dyti në përfundim të mbrojtjes së tezës së doktoraturës.

Nuk ka orare nga dekani per aktivitetin e stafit akademik dhe jo akademik. Koha e punes per stafin akademik eshte orari i mesimit dhe gjithshka drejtohet nga përgjegjesi i departamentit.

Kontrata e punes lidhet dhe zgjidhet vetem nga punedhenesi qe eshte Rektori i Universitetit. Ne marredheniet e punes ka kontrate prove dhe me pas me propozim te departamntit, percjelle nga dekaniu Rektori universitetit do te lidhe kontraten me afat te pacaktuar.
Do të realizohet një infrastrukturë moderne e mjediseve të punës të stafit akademik.

Studentët
Do te behet trajtimi i tyre financiar, sipas ligjeve ne fuqi, qe studentet ne veshtiresi ekonomike te trajtohen me burse. Studentet te jene dhe perfitues nga burimet e brendshme duke perfituar bursa per studentet me rezultate te larta, nga te ardhurat e fakultetit, ne menyre qe studentet te motivohen per rritjen cilesore (miratim ne KF, Senat, KADM)
Program informatik, ku çdo student te verifikoje notën e tij, të regjistrohet në provime, të njohë programin e lëndëve, të komunikoje me pedagogët për zgjidhje detyrash, projekte të ndryshme studimi etj.
Krijimin e nje salle biblioteke e pajisur me kompjutera, ne mënyrë që studentët te punojne ne internet per te realizuar te gjitha detyrimet e e tij, duke perdorur dhe bibliografine elektronike, pra duke ngritur biblioteken elektronike etj.
Çdo hapesire e fakultetit do te mbulohet me me Internet Wireless
Sallat bazë të leksioneve do te pajisen me sistem kondicionimi, errësimi, vidioprojektore, komjuter etj.
Tarifa e shkollimit per studentet do te behet ne dy keste brenda vitit akademik: nje këst ne fund te Janarit dhe kesti i dytë në fund të qershorit ose shtatorit.
Do te angazhohem ne zgjidhjen e problemit te stazhit te punes ne kuadër të licensimit (Master i Mesuesise) si dhe do te mbështes çdo inisiative të studentëve në lidhje me gjuhen angleze (si niveli i gjuhes, tarifa per mbrojtjen e gjuhes etj), si detyrim per perfundimin e studimeve MiSH.
Stafi joakademik
Sipas ligjit në stafin joakademik bëjnë pjesë dy kategori: administrate e fakulteit së bashku me punonjësit e shërbimeve dhe së dyti punonjësit ndihmës mësimor-kërkimor (laborantët).
Administrate e fakultetit do të jetë nën drejtimin e Kancelarit të fakultetit sipas strukturës organike të tyre.
Punonjësit ndihmës-mësimore në punën e tyre do të drejtohen dhe organizohen vetëm nga përgjegjësi i departamentit përkatës, që do të thotë koha e tyre e punës nuk mund të menaxhohet as nga kancelari as nga dekani.
Do te paguhen per te gjitha punet suplementare qe kryejne, sipas akteve ligjore dhe nenligjore. 
Do te hartohen programe trajnimi te tyre ne funksion te detyrave qe kryejne, per te rritur cilesine e mesimdhenies dhe te kerkimit shkencor.
Brenda vitit të parë të mandatit do të zgjidhet problem i vështirësisë së punës për të gjithë personelin ndihmës-mësimore si dhe stafin akademik.