unelections.info

Fletet e votimit

Diten e votimit zgjedhesi duhet te paraqitet nje dokument identifikimi:
  • Karte Identiteti
  • Pasaporte
Zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe shpreh vullnetin e tij ne menyre konfidenciale në fletët e votimit.

Kujdes!
  • Shenimi mbi fleten e votimit duhet te behet vetem brenda dhomes se fshehte. Perndryshe fleta e votimit do te quhet e demtuarNë këtë rast, zgjedhësit i jepet një fletë votimi tjetër e të njëjtit lloj. Nëse zgjedhësi shënon përsëri në fletën e votimit jashtë dhomës së fshehtë, edhe fleta e dytë e votimit quhet e demtuar dhe zgjedhësit nuk i jepet më fletë votimi.
  • Nëse zgjedhësi bën shënim ose e dëmton fletën e votimit pa dashje fleta konsiderohet e demtuar. Zgjedhësit i jepet një fletë votimi e dytë. Nëse zgjedhësi shënon ose dëmton përsëri pa dashje fletën e dytë të votimit, edhe fleta e dytë e votimit quhet e demtuar dhe zgjedhësit nuk i jepet më fletë votimi.
  • Në asnjë  rast fletët e votimit të dëmtuara nuk hidhen në kutitë  e votimit.
  • Zgjedhësi, pasi bën shënimin në fletën e votimit, palos fletën e votimit, në mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, por të paktën një nga vulat në pjesën e pasme të fletës të jetë e dukshme. Zgjedhësi, pasi del nga dhoma e fshehtë, e hedh fletën e votimit në kutinë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit.
  • Votimi bëhet me listë kandidatësh. Secili zgjedhës ka të drejtën të shprehë aq preferenca sa është edhe numri i vendeve të njësisë përkatëse në secilën nga listat me kandidatë për secilin organ drejtues (p.sh. Nese do të shpallen 3 vende të lira per anëtar të Senatit Akademik nga studentet. Zgjedhësi (ne kete rast studenti) do të shenoje  “X” ose “+”  për jo me shume se tre preferenca.)
Fletet e votimit do te konsiderohen te pavlefshme nese:
  • kanë shenja që nuk japin mundësi të identifikohet kandidati i përzgjedhur.
  • nuk janë fletë votimi të ofruara sipas rregullave të përcaktuara në këtë rregullore si dhe në akte të tjera nënligjore në zbatim të saj
  • mbajnë shenja që deklarojnë identitetin e zgjedhësit
  • votojne për persona që nuk janë në listën e kandidatëve
  • shprehin më shumë se një preferencë në listën e kandidatëve për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese (pra per postet si dekan/rektor mund te votohet vetem nje emer).
  • shprehin më shumë preferenca sesa numri i caktuar i vendeve në listën e kandidatëve për zgjedhjen e organeve drejtuese (psh. kur jane 3 vende te lira por ne flete eshte votuar per 4 kandidate).
Fletët e votimit të pambushura shprehin abstenim dhe konsiderohen vota të vlefshme.

Me poshte jane fletet e votimit me te cilat do te votojne studentet, stafi jo akademik dhe stafi akademik. Klikoni mbi fleten e votimit per ta zmadhuar ate.

Fletet e votimit me te cilat do te votojne studentet :
Rekomandohen studentet te kontrollojne nese i kene emrat ne listat e votuesve te afishuara ne shkolle.
 
 
 
 
 Fleta e votimit per Rektor

Ngjyra: Bojeqell i erret
  Fleta e votimit per Dekan

Ngjyra: Ulliri
 Fleta e votimit per  Keshillin e Fakultetit
Ngjyra: Ciklamin
 Fleta e votimit per Senatin Akademik
Ngjyra: Pjeper
 
Fletet e votimit me te cilat do te votoje personeli joakademik:

 
 
 
 
  Fleta e votimit per Dekan

Ngjyra: Blu
 Fleta e votimit per Rektor

Ngjyra: Jeshile e celet
 Fleta e votimit per Keshillin e Fakultetit
Ngjyra: Portokalli
 Fleta e votimit per Senatin akademik
Ngjyra: Roze e Celet

Fletet e votimit me te cilat do te votojne personeli akademik:

 
 
 
 
  Fleta e votimit per Dekan

Ngjyra: Silver
 Fleta e votimit per Rektor

Ngjyra: E verdhe
Fleta e votimit per Keshillin e        Fakultetit
Ngjyra: Bojeqielli
 Fleta e votimit per Senatin Akademik

Ngjyra: E kuqe

 
 
 Fleta e votimit per Pergjegjes Njesie Baze

Ngjyra: E Gjelber
 Fleta e votimit per Keshillin e Administrimit
Ngjyra: Kafe e celet